Sabotim apo neglizhencë?/Aparturat moderne për trajtime onkologjike të pluhërosura nëpër podrume

Lajme Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut, politikanët lajmëruan se Shkupi nuk do të jetë qendra e vetme onkologjike në vend dhe për këtë do të instalohet paisje medicinale për trajtimin e të sëmurëve edhe në qytete tjera të vendit. Këto premtime ende nuk janë realizuar.

Të sëmurit udhëtojnë mee kilometra për të marrë radioterapi që ndihmonë në shërimin e smundjeve maline. Premtimet e funksinarëve se të sëmurit do të marrin terapi në Manastir, Shtip ende nuk janë realizuar.

Aparaturat për terapinë e duhur që kushtojnë miliona euro janë marrë para shumë viteve, por ende vazhdojnë të pluhërosen nëpër magazine. Bëhet fjalë për Akceleratorë linear që rezatojnë rreze energjitike të fuqishme.

Njëri ndër aparatet për spitalin e Shtipit me vite qëndron në magazine me arsyetimin se nuk është bërë dhoma e posacme për instalimin e tij.

Nga ana tjetër akceleratori që ishte dedikuar për qytetin e Manastirit, është vendosur, por ende nuk është lëshuar në përdorim. Për funksionimin e tij edhe më tutje pritte kuadër i trajnuar.

 

Denko Filipce në mënyrë solemne vendosi themelin e dhomës për instalimin e aparatit të ri në Manastir. Tetë vite nga kjo ngjarje, akceleratori I ri nuk është vënë në funksion. Pacientët ankohen se punët në teren janë krejtësisht ndryshe me atë që trumbetojnë politikanët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *