Pacientët onkologjik kanë protestuar mbrëmë para prokurorisë, duke lënë edhe porositë e tyre dhe duke kërkuar që të gjithë fajtorët të tregohën me emër në mënyrë që të mos etiketohen edhe mjekët e sinqertë.
Ne pacientët duam që të dimë të vërtetën. Kurë ky biznes ka filluar, kush ka prekur me gisht në këtë biznes, cilët njërëz kanë qenë të përfshirë, cilët mjek kanë qenë të përfshirë. Nëse do kthehemi edhe 20 vite pas le të ftohen të gjithë 13 ministrat e shëndetësisë dhe të gjithë drejtorët. Të sigurohemi se nuk do të përsëritet përsëri ky skandal”, deklaroi një paciente para mediumeve.
Një pjesmarëse në protestën para Prokurorisë tha se pas këtij skandali të gjithë shtrojmë pyetjen se a kemi bërë atë që duhet për të shpëtuar jetën e të sëmurëve.