Këputet kablloja e ashensorit xham në një hotel luksoz në Bali, vdesin pesë të rinj

Bota Lajme

Pesë punonjës hoteli në Bali kanë vdekur pasi një kabllo ashensori u këput duke i fundosur në një argjinaturë të pjerrët.

Dy burra dhe tre gra po punonin në Ayuterra Resort në rrethin Ubud të Bali, Indonezi, kur ndodhi incidenti. Ata hipën në një ashensor xhami, i cili është jashtëzakonisht i popullarizuar nga influencuesit në Instagram, rreth orës 13:00 të së premtes.

Kablloja e çelikut në ashensor, u këput dhe stafi u rrëzua nga 100 metra lartësi. Punëtorët janë identifikuar si Ni Luh Superningsih, 20, Kadek Hardiyanti, 24 vjeç , Kadek Yanti Pradewi, 19 vjeç, Sang Putu Bayu Adi Krisna, 19 vjeç dhe Wayan Aries Setiawan, 23 vjeç.

Fimiljet e tyre thuhet se janë paguar më shumë se 20,000 dollarë (rreth 16,000 £) nga sigurimet shoqërore dhe pronarët e resortit pas vdekjeve.

Mendohet se resorti ka paguar kompensim me kushtin që familjet nuk do të ndjekin veprime ligjore. Pronarja e resortit Linggaëati Utomo shprehu ngushëllimet e saj për familjet. Dy nga punëtorët vdiqën në vendngjarje dhe tre të tjerët vdiqën në spital pak kohë më vonë.

Një kuzhinier në hotel, Ketut Suëiarta, tha për mediat lokale se dëgjoi britma dhe më pas përplasej përpara se të thërriste policinë. Policia ka nisur një hetim se si dhe pse u prish kablloja me pasoja kaq katastrofike.  Të gjithë mysafirët në resort janë zhvendosur në një vend të përkohshëm, ndërkohë që kryhen hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *