Ndryshohen 9 nene të Ligjit për nxjerrjen e Letrës së Njoftimit. Kuvendi sot miratoi propozimi që ndryshimet e Ligjit të sillen me procedurë të shkurtuar dhe komisionet do e shqyrtojnë dhe do të vënë në votim para deputetëve.
Me ndryshimet revidohet neni 8 mha Ligji, me cka parashikohet që nëse qytetari e ndryshonë vendbanimin ose të dhënat nga letra e njoftimit në këtë rast duhet patjetër që në afat prej 15 ditëve të kërkojë ndrimin e vendbanimit dhe marrjen e letër njoftimit të ri duke treguar dokumentin për ndryshimet që bën.
Për vazhdimin e letër njoftimit nga tani qytetarët që ndryshojnë vendbanimin duhet të dorëzojnë në polici edhe pronësinë ndërsa për ndryshimet tjera duhet të tregojnë dëshmi përkatëse.
Me gjendjen aktuale një numër I madh I qytetarëve nuk e kanë ndryshuar letrën e njoftimin edhe kur kanë ndryshuar vendbanimin. Me këtë është mundësuar që tu iket disa obligimeve ligjore.
Me ligjin e ri për letër njoftim është paraparë që kërkesa për marrje të këtijë dokumenti qytetari ta dorëzojë në MPB sipas rajonit ku jetonë