Nxënësit ankohen, ministri thotë se vonesa do të jetë 20 ditë për librat/Video

Lajme Maqedoni Uncategorized

Nxënësit e klasave të treta dhe të gjashta po përballen me mungesën e teksteve shkollore, pasi shteti nuk i siguroi ato. Po të kishim libra do të mësonim më shumë thotë Xhemlija, nxënëse e klasës së gjashtë.

“Nga mungon Historia, Gjeografia, Etika dhe të gjitha na mungojnë”, tha Xhemile Osmani – nxënëse e klasës VI.

Si i bëni detyrat e shtëpisë?

“Nuk e di si do e gjejmë një arsye të mësojmë dhe shënojmë.”

A merrni shënime në klasë?
“Po, shënon mësuesja ndonjë gjë, dhe na mëson.”

A e keni të vështirë të mësoni pa libra?

“Nëse i kemi librat më mirë do të mësojmë.”

Edhe arsimtarët ndihen të penguar nga ky problem, pasi do të hasin vështirësi gjatë procesit të punës.

“Kemi mungesë të madhe të librave në lëndën time në secilën klasë, sidomos klasa e gjashtë sivjet është më problematike shkaku i ndryshimeve të organeve ndryshimeve të sistemit në klasën e gjashtë. Ne mundohemi që gjatë shpjegimit për gjërat më kryesore që iu duhet nxënësve më shumë si informacione dhe mundohemi që detyrat e shtëpisë t’i kryejmë në klasë në mënyrë interaktive të bashkëpunojmë njëri me tjetrin që t’ia dalim në mënyrë më të posaçme”, theksoi Medina Selimi, mësuese e shkollës fillore.

Ministri Shaqiri pak para fillimit të vitit shkollor tha se voneza i librave do të jetë 20 ditë.

“Edhe këtë vit shkollor që fëmijët të mos jenë pa material, dhe për ata që do të vonohen 20 ditë tekstet shkollore, ata më 1 shtator do të ketë material përgatitor. Besoj se deri në fund të shtatorit do t’i kemi të gjitha tekstet shkollore”, deklaroi Jeton Shaqiri – MASH.

Ndryshe, ligjërisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e detyruar që më së voni deri më 31 gusht t’i dorëzojë të gjitha tekstet shkollore nëpër shkolla. Kryetarja e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi Vesna Bendevska tha se do të shqyrtojnë mundësitë për të ngritur padi për diskriminim kundër institucioneve shtetërore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *