Britanikët së shpejti do të mund të fluturojnë me mjetin ajror më të madh në botë (fotot)

Lajme Showbiz

Për britanikët që dëshirojnë të shkojnë në Spanjë për pushimet e tyre, mediat thonë se së shpejti ata mund ta bëjnë këtë duke fluturuar me mjetin ajror më të madh në botë, zepelinën me ajër, e njohur ndryshe si ‘Flying Bum’ (Prapanica fluturuese), që përgatitet të nisë shërbimin në 2026.

Mjeti i tipit ‘Airlander 10’ është 100 metra i gjatë i krijuar nga kompania Hybrid Air Vehicles, për të prodhuar më pak ndotje e zhurmë, me një aftësi gjigante ngarkese dhe rezistence.

Mjeti pritet të transportojë rreth 100 pasagjerë nga Britania drejt Spanjës dhe ishujve të saj, duke funksionuar me gaz helium, përkundër karburantit hibrid të automjeteve në rrugë.

Ashtu si zepelinat e dikurshme në fillim të shekullit të kaluar, mjete të tilla nuk kanë nevojë për aeroporte pasi mund të qëndrjnë pezull në ajër dhe të shkarkojnë ose marrin mallrat e pasagjerët e tyre në tarracat e ndërtesave ose cdo hapesire te sheshte.

Asokohe mjete të tilla ajrore u ndaluan pas raportimeve për zjarre dhe aksidente të tjera.

Mjeti është i gjatë thuajse sa një fushe futbolli dhe do të ketë një kabinë të bollshme pasagjerësh me dritare të mëdha.

Ballona të tillë preken shumë më pak nga turbulencat ajrore në krahasim me avionët e zakonshëm.

“Do të jetë më shumë sikur fluturon me një anije sesa me një avion,” tha Tom Grundy, kreu i kompanisë Hybrid Air Vehicles për mediat vendase.

Të parashikuara me çmimin 40milionë paundë, mjetet do të mund të ulen në çdo hapësirë të sheshte, përfshi dhe ujin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *