Apple përshtatet me ligjin e ri të BE, iPhone i ri ndryshon karikuesin

Lajme Teknologji

Në eventin e Apple më 12 Shtator, modeli i ri i iPhone që do të prezantohet do të ketë  një portë karikimi USB-C.

Ndryshe nga kundërshtarët, kompania përdor fishën Lightning dhe ka një portë karikimi të posaçme për pajisjet e saj.

Ligji i ri i Bashkimit Europian parashikon që kompanitë teknologjike të unifikojnë karikuesit, një afat që mbaron në Dhjetor 2024, si një përpjekje që blerësit të kursejnë para dhe të reduktohen mbetjet.

Disa prej produkteve më të reja të Apple si iPad-ët e fundit kanë vendosur tashmë portën USB-C.

iPhone 14 është produkti i fundit që mund të karikohet me fishën Lightning dhe kjo mund të shënojë fillimin e fundit për këtë ekskluzivitet të Apple.

Nuk dihet ende nëse ky ndryshim do të aplikohet edhe për tregun global, por ka pak gjasa që gjigandi i teknologjisë të prodhojë një version të ri të celularit vetëm për kontinentin europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *