Rreth 20 milion euro vetëm këtë vit janë harxhuar për furnizim me barëra për klinikën e Onkologjisë. Barëra për të cilat mediumet shprehën dyshime se janë shitur tek personat privat të cilët më vonë me cmime më të larta tek personat të cilët luftojnë me jetën. Këtë e tregon mekanizmi furnizimi publik, përcjell Presklub.
Tenderi më I shtrenjtë është afër 800 milion euro, aty ekziston edhe klauzola se cfarë mund të ndodhë nëse furnizuesi vonohet me porosinë.
“Në rast të vonesës së porosisë së barërave nga ana e operatorit ekonomik, organi kontraktues ka të drejtë të kompensimit të dëmit. Ngatëresat kanë shkuar për shtati të inkriminuarve në bis=znesin e zit ë barërave në Onkologji.
Aplikimi sistemit “KATO” nga Franca që u tentua të vihet në fuksion gjatë vitit 2017 u suprimua nga drejtori I atëhershëm Nino Vasev, me arsyetimin se nuk mund të lidhet me sistemin “termini im” dhe një sër problemesh tjera të sajuara me qëllim të tërheqjes së këtij sistemi nga përdorimi.
Me sitemi “Kato” ka qenë I pamundur të vidhen ose të ulet doza e barërave , por sic trajton “Slloboden Pecat”, pas 6 muajve pasi u mor ky system me vlerë 350 mijë euro, drejtoir I ir I atëhershëm e tërheq nga përdorimi.
“Vetë sistemi nuk ka lejuar që të mbetet tepricë të dozave që nuk shfrytëzohen. Të gjitha janë shfrytëzuar deri në fund. Gjatë gjithë kohës monitori tregon që të shfrytëzohet e gjithë doza deri sat ë harxhohet. Matësi matë sasinë dhe nuk ka keqpërdorime me sasinë e dozave”, thotë specjalisti anonim për “Slloboden Pecat.