LD: Skandali me përmasa çnjerëzore nuk do ta ketë epilogun e njëjtë me atë të Spitalit Modular

Lajme Maqedoni

Nga Lëvizja Demokratike kanë reaguar në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të terapisë së pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Nga ky subjekt politik kërkojnë veprim të shpejtë nga organet hetuese, ndërsa akuzojnë pushtetin se i ka lënë hapësirë veprimeve të këtilla.

Aksioni policor në Klinikën e Onkologjisë, sipas të gjithë treguesve, në sipërfaqe do të nxjerrë një skandal me përmasa tragjike. Tashmë është e qartë se kemi shëndetësi të kriminalizuar.

Lëvizja Demokratike shpreson se ky skandal me përmasa çnjerëzore nuk do ta ketë epilogun e njëjtë me atë të Spitalit Modular në Tetovë, të cilin Drejtësia e mbylli me “dënime” qesharake për të mos thënë absurde. Abuzimet në këtë klinikë tregojnë për neglizhencën e organeve përkatëse, ndonëse qysh më herët ka pasur paralajmërime se në Onkologji njerëzorja ka vdekur, kurse këtë e dëshmojnë keqpërdorimi i terapive dhe tregtia me ilaçet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *