Mickoski: Mafia shëndetësore ka përfituar në kurriz të pacientëve që humbën jetën kanë

Lajme Maqedoni

Për aksionin policor në Klinikën e Onkologjisë foli edhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Ai tha se për këto keqpërdorime kanë paralajmëruar që para dy viteve. Mickoski është i bindur se pas disa muajve, të gjithë këta persona që kanë kryer keqpërdorime, do të dalin para drejtësisë dhe të njejtit do të sanksionohen.

“Ne si VMRO-DPMNE kemi paralajmëruar para dy viteve për këtë që sot është temë aktuale. Para rreth 6 muajve gazetarët u morën me këtë temë. E e shihni se Ministrisë për Punë të Brendshme të Spasovskit, i duheshin thuajse dy vite, pasi kjo temë u bë aktuale, që të nisë, kujdes, parahetim. Këtu nuk kemi as hetim, nuk flasim për parahetim. Për disa muaj nga sot, këta persona që janë pjesë e mafias shëndetësore të cilët në kurriz të pacientëve që humbën jetën kanë përfituar, do të dalin para drejtësisë dhe normalisht, në bazë të dëshmive, do të sanksionohen.”- deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *