Mexhiti mbështet aksionin e prokurorisë dhe policisë në Klinikën e Onkologjisë

Lajme Maqedoni

Ministri I Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në reagimin e tij I jep mbështetje të fortë aksionit të prokurorisë dhe policisë në Klinikën e Onkologjisë.

“Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit. Pres që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin”. Shkruan Mexhiti në reagimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *