Ish drejtori i Onkologjisë, konfirmon se ka pasur vjedhje

Lajme Maqedoni

Ish drejtori i repartit të Onkologjisë në spitalin e Shkupit, Nino Vasov, ka pohuar se në mandatin e tij si drejtor kanë ndodhur dy vjedhje të barrërave  për cka institucionet kanë qenë të njoftuar në kohë. Të punësuarit që kanë marrë pjesë në vjedhje janë suspenduar nga puna.

“Në kohën e mandatit tim si drejtor që ishte së bashku me drejtorin e atëhershëm organizativ Nehar Nuhiu, kemi lajmëruar dy vjedhje të barrërave që janë lajëmruar në kohë tek institucionet shtetërore. Të punësuarit që kanë qenë të përfshirë në vjedhje të barrërave janë larguar nga puna – repsektivisht 6 muaj janë suspenduar nga puna:, thotë për TV24, ish drejtori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *