Arrestohet 32 vjeçari, tek i cili u gjet drogë dhe sasi e majme parash

Lajme Maqedoni

Një bastisje mbrëmjen e të premtes në Shkup ka përfunduar me arrestimin e një 32 vjeçari, tek i cili u gjet drogë dhe sasi e majme parash.

“Zyrtarët policorë nga SPB Shkup – Njësia për trafikim të paligjshëm të narkotikëve, pasi paraprakisht kanë marrë informacione operative dhe një urdhër të siguruar gjyqësor nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e D.D (32) nga Shkupi. Gjatë kontrollit u gjetën 30 qese me marijuanë dhe 6 qese me lëndë pluhuri të bardhë, si dhe një sasi e madhe parash”, thonë nga MPB.

Personit është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës me procedurë të shpejtë në prokurorinë kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *