Osmani takoi zëvendës presidentin e Indisë, Xhagdep Dhankar

Lajme Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e filloi vizitën e tij zyrtare në Indi me një takim me Zëvendëspresidentin e vendit, Xhagdep Dhankar.

Nga Ministria e Jashtme thonë se në takim u përshëndetën marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe u riafirmuan angazhimet e ndërsjella për forcimin e bashkëpunimit, para së gjithash në fushën e lidhjeve ekonomike dhe rrjetëzimit të biznesit.

“Dallimi në përmasat e dy vendeve, madhësia e popullsisë, si dhe distanca gjeografike, nuk duhet të jetë pengesë për miqësinë e ndërsjellë, marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Imazhi dhe vepra e Nënë Terezës do të jetë gjithmonë pjesë e historive tona dhe do të mbetet në kujtesën kolektive të vendeve tona”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *