Lëshime të Këshillit Gjyqësor, konstatoi Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it në gjykata

Lajme Maqedoni

Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it në gjykata ka kryer mbikëqyrje në katër gjykata themelore në vend, Berovë, Krushevë, Kratovë dhe Kumanovë gjatë së cilës i ka konstatuar këto gjendje:

-Mosrespektim të plotë të dispozitave ligjore për largim dhe përfshirje, si dhe përjashtim të gjyqtarëve nga AKMIS   

-Numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve në gjykatat më të vogla me juridiksion themelor  

-Numër të pamjaftueshëm të profesionistëve nga lëmia e TI në gjykata   

-Arkivim i lëndëve në mënyrë të ndërprerë dhe mungesa e hapësirës adekuate arkivore, ato mbahen në bodrume

 

-Mosshpallja e konkurseve për punësim dhe promovime pavarësisht pëlqimit të marrë nga kryetarë të mëparsh

-Incizimi i zërit kryesisht nuk funksionon

Këto janë vetëm një pjesë e vërejtjeve nga ana e Komisionit për mbikëqyrjen e kryer gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.

Ministria e Drejtësisë edhe në periudhën në vijim do të mbetet të jetë transparente dhe do t’i publikojë në faqen e saj të internetit të gjitha proçesverbalet nga mbikëqyrjet e kryera në gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *