Gjashtë ushtarë ukrainas vriten nga rrëzimi i helikopterëve

Bota Lajme

Gjashtë ushtarë ukrainas janë vrarë nga rrëzimi i helikopterëve në lindje të Ukrainës, ndërkohë që Kievi i ka shtuar sulmet në një nivel të paparë brenda Rusisë dhe në jug të Ukrainës.

Ukrainska Pravda raportoi më 30 gusht se dy helikopterë Mi-8 u rrëzuan pranë qytetit të vijës së frontit, Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut më 29 gusht. Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase e konfirmoi vdekjen e ushtarëve në transmetuesin publik Suspilne, por nuk dha hollësi.

Disa media raportuan incidenti ndodhi afër Bahmutit, qytetin ukrainas të kapur nga forcat ruse, i cili është skenë e luftimeve të mëdha dhe të vazhdueshme. Ky lajm vjen në një kohë kur Ukraina duket se i ka rritur sulmet me dronë brenda Rusisë, bashkë me luftimet në jug në drejtim të Gadishullit të okupuar të Krimesë.

Zyrtarët rusë thanë më 30 gusht se u përballën me njërën prej sulmeve më të mëdha ukrainase me dronë në tokën ruse qëkur nisi lufta. Sulmet e së mërkurës e nxitën zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, të thotë se Ukraina “nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar”. Dronët e goditën një aeroport në rajonin perëndimor të Rusisë, Pskov, pranë kufirit me Estoninë dhe Letoninë, dhe e shkaktuan një zjarr masiv, dhe duke i dëmtuar katër aeroplanë transportues il-76, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, TASS, duke cituar zyrtarët rusë.

Moska u hakmor duke e sulmuar Kievin me një breshëri raketash, duke i vrarë tre persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *