Një hap tutje në lidhjen e tyre – Dua Lipa prezanton të dashurin e ri Romain Gavras me prindërit e saj

Bota Fashion Lajme

Këngëtarja, 28 vjeçare dhe i dashuri i saj, 42 vjeç, kanë shijuar një darkë në restorantin Juntos House, ku iu bashkuan nëna e saj, Anesa dhe babai Dukagjini.

Artistja me prejardhje nga Kosova dukej atraktive me një fustan të tejdukshëm të bardhë.Duke lënë flokët brune poshtë shpatullave, krijuesja e hitit “Levitating” zgjodhi po ashtu një palë këpuca të bardha.

Romain, i cili është një regjisor, ishte i veshur me një këmishë të gjelbër të errët, ndërsa kishte gjithashtu një fashë të mbështjellë rreth njërit prej gishtave.

Dua gëzon një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh poston foto me ta në rrjetet sociale.

Dua ka nisur lidhjen e re këtë vit dhe dyshja kanë kaluar një festë romantike së bashku në ditët e fundit.

Çifti u raportua për një romancë dashurie në mars, kur u fotografuan të kapur për dore, teksa po largoheshin nga sfilata e Javës së Modës në Paris.

Romain vite më parë ka qenë i dashuri i artistes tjetër të famshme, Rita Ora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *