Ansu Fati kërkon të largohet nga Barcelona

Lajme Sport

Sipas gazetarit Gerard Romero, Ansu është joshur nga ideja për të luajtur në Ligën Premier me Chelsean dhe Tottenhamin që kërkojnë nënshkrimin e tij.

Në anën tjetër, eksperti Fabrizio Romano raporton se është Tottenhami ai që po udhëheq garën për Ansu për momentin.

Megjithatë, babai i Ansu, Bori Fati dëshiron që lojtari të nënshkruajë me Sevillan në formë huazimi, pasi karriera e sulmuesit filloi në Sevilje si fëmijë përpara se  Barça ta rrëmbente.

Raportet sugjerojnë se Barça dëshiron që Ansu të nënshkruajë për Tottenhamin pasi ata po ofrojnë paketën më të mirë financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *