Banorët e fshatit Nikushtak kërkojnë mbylljen e deponisë në afërsi të fshatit

Lajme Maqedoni

Sot banorët e fshatit Nikushtak kanë dërguar ankesë deri tek Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, duke potencuar dëmin që deponia në afërsi të fshatit u shkakton atyre. Banorët kanë kërkuar që Inspektorati të dalë në teren dhe të verifikoj faktet dhe menjëherë të urdhërojë mbylljen e deponisë.

Përndryshe, sipas Nenit 2 të Ligjit për Inspektim, Inspektorati është i obliguar që në afat prej 7 ditëve të dalë në teren dhe të vendos për hapat e mëtutjeshëm. Banorët paralajmërojnë protesta nëse Inspektorati dhe Komuna nuk marrin masat e nevojshme.

E gjendur nën presionin publik, sot Komuna e Likovës ka filluar me pastrimin e deponisë me eskavatorë. Methithatë, deponia e egër vazhdon të ndotë ambientin dhe fushat e fshatrave përreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *