Osmani: Procesi për ndryshime kushtetuese do të përfundojë me sukses

Lajme Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se është i bindur se procesi për ndryshimet kushtetuese në shtet do të përfundojë me sukses në javët dhe muajt në vijim.

“Procesi ka filluar, siç e shihni, e tërë bota, edhe SHBA-ja edhe BE-ja, e përshëndetën vendimin për ta filluar procesin. Jam i bindur se ky proces do të përfundojë me sukses në javët dhe muajt në vijim”, deklaroi osmani për MIA-n gjatë pjesëmarrjes në Forumin strategjik të Bledit.

Siç njoftoi raportuesi i MIA-s nga Bledi, Osmani porositi se forumi është edhe një platformë për t’u dërguar porosi se duhet të bëhet hap më thelbësor për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2030.

“Kjo është edhe një paltformë ku mundemi, jo vetëm ne, por edhe vendet nga Ballkani Perëndimor të takohen me Bashkimin Evropian dhe ta japin porosinë se duhet të bëhet hap më thelbësor në proces në këtë kontekst të ri gjeopolitik në të cilin ndidhet Evropëa dhe se kjo dekadë duhet të jetë dekadë e Ballkanit Perëndimor. mendoj se porositë nga të gjitha anët janë të tilla, se deri në vitin 2030 Ballkani Perëndimor duhet të jetë pejsë e BE-së”, tha Osmani.

Shefi i diplomacisë në Bled pati takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë, Park Xhin, ndërsa pret bashkëpunim më të madh në periudhën në vijim në ekonomi dhe investime.

“Me Republikën e Koresë kemi vendosur marrëdhënie prej vitit 2018, ende ndërtojmë besim dhe marëdhënie bilaterale. Ky ishte takimi i parë me ministrin dhe u dakorduam të vazhdojmë me konsultime dhe takime bilaterale në Seul dhe në Shkup dhe ta zgjerojmë kornizën përgjegjëse si bazë për investime më të mëdha dhe bashkëpunim ekonomik. Presim në Shkup të vijnë kompani të mëdha nga Republika e Koresë për t’i parë mundësitë për investime”, deklaroi Osmani. ab/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *