FOTO/ Gjithcka duket më ndryshe dhe më mirë në Qendrën Urgjente në Spitalin e Tetovës

Lajme Maqedoni

Sistemimi ambiental I Qendrës së re Urgjente në Tetovë ka lehtësuar në masë të madhe trajtimin urgjent të pacientëve, sistemimin e tyre në kushte të knaqëshme higjienike sanitare dhe angazhimit në nivel të stafit mjekësor.

Qendra e re diagnostike ofron shërbime më cilsorë, me sektorë të ndërlidhur në një ambient mjekësor që të gjitha mundësitë e trajtimit I ka në një ambient të nevojshëm për të krijuar lehtësira në trajtimin e pacientëve të sëmurë.

Tani më nuk ka nevojë që pas kontrolleve mjekësore, për një infusion pacienti të ngjitet në katet lartë. Për shërbime urgjente, duke filluar nga incizimet tomografike, intervenimet urgjente akute janë të ndërlidhura në një komleks trajtimesh mjeksore në qendrëne re diagnostike në Qendrën Klinike në Spitalin e Tetovës.

Përshtypja e pacientëve që trajtohen në një ambient mjekësor të pastër dhe shërbime mjekësore nga mjekë të urgjencës, janë shpresdhënëse.

“Gjithcka duket më ndryshme, tani thonë një pacient. Duke filluar nga qasja deri në hyrrje te objektit e deri te pavioni I trajtimit, gjithcka është më lehtë dhe në kushte të mira higjienike sanitare, duke mos lënë anësh edhe shërbimin mjekësor në nivel”.

Në ambiente të mirrërregulluara dhe sektorë mjekësor të ndërlidhura, në krye të detyrës në një natë të ngarkuar me pacient që kërkojnë ndihmën mjekësor, shërben mjeku, Arton Jakupi. Një kuadër I ri në moshë me energji dhe njohuri të reja, Artoni nuk kursen asgjë për të dhënë trajtimin e nevojshëm mjekësorë për pacioentët.

Vlerësimi I pacientëve është i mirë, ata thonë se kemi një qasje shumë më të mirë në ambientet e reja të Qendrës Urgjente dhe një impenjim shumë të mirë të stafit mjekësor.

Tani kur shërbimi mjekësora në një qendër të re Urgjente është në nivel shumë të mirë, të gjithë ndajnë mendimin se në të ardhmen duhet edhe një kulturë qytetare për rruajtur hapsirat e nevojshme për ne dhe për të ndihmuar stafin mjeksorë në punën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *