Pamje shokuese video tregonin sot trupat paqequajtëse që goditeshin nga turqit qipriotë dhe mjetet e tyre që shtyheshin me bulldozerë gjatë një konflikti për nje ndërtim pa leje në ishullin e ndarë etnikisht.
Në pamje shiheshin paqeruajtësit britanikë që goditeshin e rrëzoheshin përtokë nga turma e nevrikosur e turqve qipriotë gjatë përplasjes së dhunshme.
Paqeruajtësit nuk reagonin por përpiqeshin të mbroheshin, teksa tre prej tyre raportohet se kishin nevojë për ndihmë mjekësore.
Sulmi i ndodhur në fundjavë erdhi kur paqeruajtësit parkuan automjetet e tyre për të ndaluar ndërtimin e një rruge të paautorizuar mes zonës së ndarjes në lindje të Qipros, e cila zgjat rreth 16 km.
Grekët qipriotë argumentojnë se ndërtimi i rrugës, e cila lidh fshatin e përzier të Pyla me atë të Arsos në veriun turk të ishullit, eshte një lëvizje me qëllime ushtarake në një pikë delikate të zonës së ndarjes.
Pamjet tregonin sesi turqit qipriotë përdornin buldozerë e traktorë për të larguar automjetet e OKB nga zona e planifikuar për ndërtimin e rrugës.