Kryetari Afrim Gashi e priti Ambasadoren e Suedisë

Lajme Maqedoni

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në zyrën e tij e priti Ambasadoren e Suedisë në Shkup, Sh.S. znj. Ami Larsson Jain, e cila ishte e shoqëruar nga zëvendësambasadorja znj. Bibi Gramson.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë për rrjedhën e procesit euroiontegrues, duke iu qasur në mënyrë të veçantë detyrimit të vendit tonë për ndryshimet kushtetuese.
Me ketë rast kryetari Gashi ia ka shpjeguar Ambasadores se Alternativa është jashtëzakonisht e fokusuar në integrimin e vendit në BE dhe në mbështetje të këtyre ndryshimeve kushtetuese, ndërsa si vlerë e shtuar e këtij procesi është edhe propozimi i Alternativës që, pikërisht në frymë të vlerave europiane, të sanksionohet me kushtetutë edhe lufta kundër korrupsionit, duke mos lejuar vjetrimin e lëndëve të korrupsionit politik, si dhe duke e emërtuar gjuhën shqipe me emrin saj të saktë përtej eufemizmave përbuzës. “Sipas nesh, i thashë mysafires, lufta kundër korrupsionit dhe kohezioni ndëretnik janë po aq vlera europiane sa edhe fqinjësia e mirë.’, ka shkruar në profilin e tij në FB kryetari Gashi.

Ambasadorja Larsson Jain, nga ana e saj, i ka përgëzuar nikoqirët për angazhimin që e bëjnë për fuqizimin e demokracisë në vendin tonë, ndërsa ka shprehur inkurajim që të vazhdojnë ta mbështesim edhe më tej procesin eurointegrues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *