Përkrahje e qartë nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Llajen, për vazhdimin e procesit integrues evropian, edhe pse Maqedonia u ndal në fillim të procesit të ndryshimeve kushtetuese. Ajo e ka përcjellë mbështetjen e saj në profilin e saj në Tuitter pasi dje ka pasur takim tet-a-tet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski pas takimit joformal të liderëve nga Ballkani Perëndimor në Athinë.
“Shkëmbim i mirë i mendimeve me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Unë mirëpres dorëzimin e ndryshimeve kushtetuese nga qeveria e tij në parlament. Shpresoj se të gjitha palët do t’i mbështesin për të vazhduar lëvizjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, theksoi Ursula Fon der Lajen, kryetare e KE-së.