Rroga mesatare për muajin qershor ishte 36.527 denarë

Lajme Maqedoni

Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në qershor të këtij viti është 36.527 denarë dhe në krahasim me qershorin e vitit të kaluar është rritur për 14,6 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritja është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto në sektorët në vijim: Ndërtimtari (19,6 për qind), Informacione dhe Komunikime (17,9 për qind) dhe Arsim (17,5 për qind).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *