Trajanov me tre kërkesa për Fon der Lajen propozon shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme
Nuk ka konsensus civil dhe politik për ndryshimet kushtetuese, sepse ato janë rezultat i kërkesave joparimore bullgare dhe jashtë kritereve të Kopenhagës, tha sot në një konferencë për media deputeti Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike. Ai propozoi shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme sepse siç tha ai “është më se e qartë se nuk ka mbështetje të mjaftueshme për ndryshimet kushtetuese”.