Rina Ajdari: Duhet të bëjmë çmos për të ruajtur prioritetin politik- orientimin pro-perëndimor

Lajme Maqedoni

Në sencën me një pikë të vetme: “Propozimi për fillimin e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me udhëzime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u votua rendi i ditës duke i hapur rrugën një debati konstruktiv në mes deputetëve.

Ndryshimet do të bëhen në preambulën e Kushtetutës edhe atë si vijon: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vllah, populli serb, populli rom, populli boshnjak dhe të tjerët”, pas fjalës populli boshnjak vendoset presje dhe shtohen: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian”.
Një dër zërat që vlerësonë lartë momentumin politik të Maqedonisë së Veriut në rrugën e perspektivës evropiane është deputetja e BDI-së, Rina Ajdari. Sipas saj, opozita duhet të reflektojë dhe të kontribuojë në të ardhmen europiane të vendit
Sot është një ditë e rëndësishme për vendin tone, vlerëson, deputetja e BDI-së, Rina Ajdari.

“Qytetërimi evropian gjithnjë i ka dhënë përparësi e rëndësi faktorit etnik në ndërtimin dhe ruajtjen e identitetit dhe të shtetit. Prandaj kesaj qasjeje per zgjidhjen e ketij problemi duhet ti jepet përparësi edhe këtu tek ne. Momentumi i pozicionimit gjeostrategjik të Maqedonisë së Veriut ka ardhur me hapjen e rrugës për në Bashkimin Evropian dhe në këtë kohë pa mëdyshje duhet të bëjmë çmos për të ruajtur prioritetin qendror politik- orientimin pro-perëndimor për jetë më të mirë, për një sistem më cilësor juridik, ekonomik e social”, deklaron deputetja Rina Ajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *