Zjarrfikësit e Kosovës në kushte të mjerueshme

Lajme Rajoni

Numri i vogël i punonjësve, mos kompensimi për ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, mos kompensimi i rrezikshmërisë gjatë orarit të punës vazhdojnë të jenë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në Kosovë.

Nga Sindikata e Zjarrfikësve thonë se me pagën prej 120 euro nuk mund të mbulojnë as shpenzimet personale.

Kryetari i kësaj sindikate, Muharrem Beka shprehet se gjendja në të cilën është shërbimi i zjarrfikësve nuk i konvenon as shtetit.

Ai thekson se edhe numri i vogël i zjarrfikësve në nivel vendi dhe kushtet e mjerueshme të punës ndikojnë që shërbimi i zjarrfikësve të mos jetë me kapacitet të mjaftueshëm. Derisa thotë se veç Prishtinës i mungojnë 35 zjarrfikës, Beka alarmon se numri i tyre është duke rënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *