Trupi gjykues në Hagë vendos vazhdim të paraburgimit për Thaçin dhe Veselin

Lajme Maqedoni

Trupi gjykues ka urdhëruar të mërkurën vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Kjo është bërë e ditur nga shefja për informim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep.

Sipas trupit gjykues ekziston rrezik i mjaftueshëm që Thaçi dhe Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe “të kryejnë krime të tjera”.

“Më 16 gusht, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi dhe z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera. Trupi Gjykues konstatoi se komunikimet mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anën të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Griep në informimin e rregullt javor të gjykatës.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ndërsa ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *