Telekomai i Maqedonisë ka kumtuar sot se janë dëmtuar kabllot magjistrale optike në më shumë lokacione në rajonin e Kumanovës dhe në Strumnicë nëpërmjet të cilëve kalon një pjesë e madhe e kabllove të telefonisë fikse.
Dëmtimi është bërë nga frimat ndërtuese që ka sjellë edhe pengesa në shërbimet për shumë shfrytëzues.
“Për Këtë, Telekomi I Maqedonisë, do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e duhura për niesjen e procedurave tek organet kompetente kundër personave që kanë shkaktuar dëmtimin. Një pjesë e madhe e shfrytëzuesve të shërbimeve tona kanë mbetur pa mundësi komunikimi. Sanimi I këtyre dëmtimeve të mëdha nënkupton disa orë punë dhe pas një periudhe shërbimet telekomunikative janë vënë në funksion@, thuhet në komunikatën e telekom Maqedonisë.