“Blloku opozitar” fton Xhaferin që të fusë edhe “heqjen e 20%” dhe “luftimin e korrupsionit” në pakon e ndryshimeve kushtetuese

Lajme Maqedoni

Liderët e të ashtuquajturit “bllok opozitar”, Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa ishin para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Iu drejtuan publikut një ditë para seancës plenare ku pritet të jetë në rend dite ndryshimet kushtetuese.

Afrim Gashi nga ky bllok, thotë se kërkojnë që nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të fus në pako edhe dy çështje të tjera – heqjen e 20% dhe luftimin e korrupsionit.

“Sot jemi këtu që të dërgojmë disa porosi. Kërkojmë nga kryetari i Kuvendit që urgjentisht ta fus në rend dite ndryshimin kushtetues. Përveç kësaj e bëjmë thirrje edhe të mos i ikë dhe të fus edhe amendamentet për heqjen e 20% dhe për luftimin e korrupsionit”, tha Gashi.

Ai bëri thirrje deri te të gjithë deputetët të votojnë ndryshimet kushtetuese, pasi siç kështu ata do të dëshmojmë se cili është përcaktimi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *