Gërkovska: Ligji për konfiskim të pronës në procedurë qytetare do të jetë vlerë e shtuar në veglat për luftë me korrupsionin.
Grupi formal i punës për përgatitje të propozim-ligjit për konfiskim të pronës në procedurë qytetare sot e mbajti takimin e parë, ku u harmonizua dinamika intensive e punës në muajin në vijim, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Qëllimi është deri nga mesi i shtatorit të përgatitet zgjidhje, e cila do t’i parashtrohet për mendim Bashkimit Evropian dhe Komisionit të Venecies.