Ishte ora 12.20 minuta e së shtunës kur avioni i “Gjergj Fishta” i “Air Albania” me ekipin e Romës në bord, mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Futbollistët italianë dhe traineri i tyre Jose Mourinho u pritën me të gjitha nderet nga mikpritësit e tyre zyrtarë të ekipit të “Partizanit”.
“Jam gjithmonë i lumtur të vij këtu! Nga këndvështrimi sportiv, sigurisht që është një vend që na ka mbështetur nisur nga ato që ndodhën sezonin e kaluar me Kupën.
Nga këndvështrimi personal, kam miqësi shumë të mirë me zotin kryeministër dhe jam i lumtur që po vij ta shoh dhe ta përqafoj, sepse po bën një punë të mrekullueshme për vendin,” tha Mourinho për gazetarin e RTSH, Altin Kodra.
Zhoze Morinjo dhe Roma e tij rikthehen në kryeqytetin shqiptar më 12 gusht, pikërisht aty ku 15 muaj më parë ata shkruan historinë.
Roma fitoi trofeun e edicionit të parë të turneut më të ri të futbollit evropian të klubeve, Ligës së Konferencës.
Sot në mbrëmje Roma do të luajë takimin miqësor me kampionin e Shqipërisë “Partizanin” në “Air Albania”.
Rjeti i RTSH e sjell atmosferën dhe vetë takimit drejtëpërdrejtë për spordashësit .