Kasami: Albin Kurti kryeministri i të gjithë shqiptarëve

Lajme Maqedoni

“Në këtë ditë të madhe ku presim kryeministrin e Kosovës, jo vetëm të Kosovës por të gjithë shqiptarëve zotëri Albin Kurtin në Tetovë”, kështu nisi fjalimin kryetari i Tetovës, Bilall Kasami i cili është nikoqir i koncertit madhështor në Tetovë për nder të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Sot gjatë gjithë ditës ngado ku keni lëvizur, si në Shkup ashtu edhe në Tetovë, e keni ndjerë përkrahjen dhe dashurinë që e keni nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por ashtu siç e dini edhe ju, kjo dashuri dhe përkrahje nuk ka veç karakter institucional, ajo nuk buron nga pozita aktuale, ngaqë të njëjtën e keni pasur edhe kur keni qenë Albini opozitar”, tha Kasami duke shtuar se përkrahja ka karakter kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *