Politikat e dëmshme të BDI-së po e zbrazin Maqedoninë e Veriut, ikje
alarmante e të rinjve shqiptar
Analiza e fundit e Fondacionit për Demokraci Westminster tregon se mes
dy regjistrimeve të popullsisë, pra nga viti 2002 deri në vitin 2021,
77.000 të rinj e kanë braktisur vendin. Numri i të rinjve në vend është
ulur për 6 për qind dhe rinia tashmë përbën vetëm 18% të popullsisë,
ndërsa në regjistrim paraprak përbënte 24 për qind
Numrat alarmante ne i shohim edhe në praktikë. E dëgjojmë si hall në çdo
takim me qytetarë dhe në çdo familje që vizitojmë. Thuajse nuk ka
familje shqiptare që nuk ka përcjellë një të ri drejt perëndimit në
vitet e fundit. E gjithë kjo për shkak të mungesës së perspektivës në
vendin tonë, krizës së thellë ekonomike, nepotizmit dhe partizimit të
institucioneve
E gjithë kjo shpërngulje e cila po e zbraz Maqedoninë e Veriut nga
shqiptarët e ka një adresë dhe një skenarist: BDI-në dhe Ali Ahmetin.
Për dy dekada në pushtet BDI-ja dështoi të krijojë kushte për zhvillim
ekonomik të rajoneve të banuara me shqiptarë, dështoi në krijimin e
vendeve të punës, në forcimin e arsimit.
U dëshmua se për 20 vjet pushtet BDI-ja ka menduar vetëm për mirëqenien
e funksionarëve të saj dhe familjeve të tyre. Familjarët e Ali Ahmetit
tani po i nxjerrin milionat për të blerë qendra tregtare si SORAVIA,
ndërsa shumica e familjeve shqiptare përcjellin bijtë në perëndim për të
siguaruar ekzistencën.
Ky krim ndaj popullit shqiptar, me pasoja të pakthyeshme kombëtare,
duhet dhe do të marrë fund në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Shqiptarët do ta dënojnë BDI-në për politikat e saj anti-kombëtare.
