Albin kurti nesër në Tetovë, regjim i posaçëm të qarkullimi, paralajmëron policia

Lajme Maqedoni

Nesër, e premte 11 gusht në Tetovë, me rastin e qëndrimit të një delegacioni zyrtar të Republikës së Kosovës, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë do të vendosë regjim të posaçëm të qarkullimit në zonën qendrore në periudhën prej orës 5 deri në përfundim të vizitës zyrtare.

Sipas informacioneve nga Komuna e Tetovës, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti në orën 16 do të vizitojë Komunën e Tetovës, e më pas fshatrat malore Vicë dhe Sellcë. Në mbrëmje nga ora 20:30 është paraparë që Kurti të marrë pjesë në një koncert në shesh.

SPB Tetovë informon se nesër do të ndalohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Marshall Tito”, në shtrirjen nga udhëkryqi me rrugën “Vidoe Smilevski-Bato” deri te sheshi, bulevardi “Bllagoja Toska”, rruga “JNA”.

“Gjithashtu, nuk do të lejohet parkimi në rrugën ‘JNA’ në shtrirjen nga udhëkryqi i rrugës ‘Dimo Gavrovski-Kara’ deri në bulevardin ‘IIindenska’, si dhe bulevardin ‘Ilindenska’ nga udhëkryqi i bulevardit ‘Marshal Tito’ me rrugën ‘JNA’, në rrugën ‘Todor Cipovski-Merxhan’ dhe një pjese të rrugës ‘Ivo Ribar Llola’. Në të gjitha rrugët e tjera të qytetit ku parkimi është tashmë i ndaluar, automjetet do të sanksionohen dhe tërhiqen me qëllim të sigurimit të lëvizjes së sigurt të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Njëherësh, SPB Tetovë apelon deri te qytetarët që të mos lëvizin me automjetet e tyre në zonën qendrore pa nevojë, por edhe të kenë mirëkuptim dhe durim për ndryshimin e regjimit të komunikacionit dhe të respektojnë dhe veprojnë sipas urdhrave dhe udhëzimeve të nëpunësve policor, gjë që do të kontribuojë në realizimin e sigurt të vizitës zyrtare të delegacionit të Kosovës.

Në anën tjetër, Komuna e Tetovës dhe “Parku i Qytetit” kanë vendosur që nesër të gjitha parkingjet tjera në Tetovë të jenë pa pagesë.

Nga Komuna e Tetovës poashtu informojnë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami vizitën në Vicë dhe Sellcë e bëjnë me qëllim për të iniciuar idenë e lidhjes së të gjitha fshatrave malore në rrugën Tetovë-Prizren. qa/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *