Për spërkatje kundër mushkonjave, komunat këtë vit kanë paguar 770 mijë euro. Tenderë për ballafaqim me mushkonjat kanë pasur 39 komuna dhe një rajon me 9 komuna. Kjo, siç cekin nga Qendra për Komunikime Qytetare, duke iu referuar analizës së bërë në bazë të të dhënave të të gjitha marrëveshjeve për furnizim publik për mushkonja, do të thotë se gjithsej 48 komuna këtë vit kanë ndërmarrë masa për asgjësimin e mushkonjave.
Sipas analizës së QKQ-së, 35 komuna kanë pasur tenderë për a.q. spërkatje terestike, përkatësisht spërkatje nga toka, ndërsa gjashtë komuna kanë pasur tenderë për a.q. trajtim me aeroplan. Shtatë komuna kanë pasur spërkatje edhe tokësore edhe ajrore.
Marrëveshje më të madhe për asgjësim të mushkonjave, siç thuhet në analizë, ka Qyteti i Shkupit, i cili vitin e kaluar për trajtim dyvjeçar kundër mushkonjave nga ajri dhe nga toka, ka paguar gjysmë milioni euro.
Në analizë është cekur se nga komunat e tjera, më shumë para për asgjësim të mushkonjave kanë paguar ata të cilët kanë paguar shërbim për spërkatje ajrore dhe atë Velesi, Kavadari, Koçani, Kumanova dhe Shtipi.
Nga gjithsej 13 marrëvehsje për furnizim publik për spërkatje ajrore, 11 tenderë ka marrë ndërmarrja e Kumanovës Bonier, prëderisa dy të tjerat, mes tyre edhe më me vlerë, ajo e Shkupit, i ka marrë Aeroklubi Shkup.
Tek marrëveshjet për asgjësim të mushkonjave nga toka, prin ndërmarrja e Kavadarit Lisa-Kom MS, me 9 marrëveshje. Tutje vijon Qendra për Shëndet Publik Shkup me 7 marrëveshje.