Maqedonia do të dërgojë 100 ushtarë për të ndihmuar Slloveninë

Lajme Maqedoni

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska tha se Sllovenia ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut 200 ushtarë për t’u dalë në ndihmë pas vërshimeve që kapluan vendin. Petrovska tha se në seancën e sotme të Qeverisë pritet të miratohet vendimi për të dërguar vetëm 100 ushtarë, ndërsa kërkesa për ndihmë teknike nuk mund të realizohet pasi Maqedonia nuk ka kushte. Sipas saj, ushtarët pritet të nisen drejt Sllovenisë gjatë ditës së nesërme.

“Sot në seancë të Qeverisë do ta miratojmë vendimin për dërgimin e 100 ushtarëve nga përbërje të ndryshme. Janë kërkuar edhe mjete të tjera teknike, mbështetje teknike-materiale, për të cilat nuk mund të përgjigjemi”, tha Petrovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *