Nga sulmet ruse në mbarë Ukrainën humbën jetë 6 persona

Bota Lajme

Edhe Ukraina sulmon objektiva në territoret e pushtuara në Donetsk dhe Krime

Është Dita Kombëtare e Forcave Ajrore të Ukrainës dhe presidenti Volodymir Zelensky vizitoi trupat dhe inskenoi një aeroport ushtarak të vendit. Baza mbrohet me sistemet kundërajrore patriot dhe IrisT-slm. “Lavdi Ukrainës” shkruan presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy mbi këtë raketë ku përveç stemës kombëtare është vendosur edhe ajo e kullës Eiffel.

Në front, Rusia ndërkaq vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës duke goditur me raketa balistike, hipersonike, si dhe dronë iranianë disa objektiva civile. Të paktën 10 raketa duket se depërtuan përmes mbrojtjes ajrore ukrainase. Nga sulmet 6 persona u vranë e të tjerë u plagosën në rajonin Harkiv, ku Rusia bombardoi një qendër të transfuzionit të gjakut.

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës njoftoi se u ballafaqua me sulme masive me raketa gjatë natës midis 5 dhe 6 gushtit. Ajo neutralizoi 70 raketa dhe dronë që kishin objektiv zona të ndryshme të vendit. Kievi tha se sistemi i mbrojtës shkatërroi 12 prej 14 raketat e lëshuara nga deti. Gjithashtu të gjithë 27 dronët Shahed u shkatërruan.

Ukraina gjithashtu bombardoi objektiva në territorin e pushtuar nga Rusia. Një ndërtesë universitare në Donetsk shpërtheu në flakë pas bombardimeve ukrainase. Rusët thanë se ushtria ukrainase përdorin municione thërrmuese, të cilat i ka marrë së fundi nga SHBA-ja.

Një sulm raketor ukrainas ka çaktivizuar përkohësisht një tubacion gazi në Krime, duke lënë mbi 20,000 vetë pa gaz. Stema kombëtare e Ukrainës zëvendëson pllakën me drapër dhe çekiç të epokës sovjetike në monumentin e atdheut të Kievit. Një veprim simbolin që i shërben vendit në luftë të fshijë të kaluarën sovjetike dhe të mbajë lart moralin e një kombi në luftë me Rusinë.

E kaluara sovjetike mund të jetë më e lehtë për t’u fshirë, por plagët e luftës janë ende të hapura e duket se do të mbeten kështu për një kohë të gjatë ndërsa Rusia vijon politikën e saj imperialiste kundër një vendi të lirë e të pavarur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *