Kryeministri Dimitar Kovaçevski kërkoi konsensus kombëtar për amendamentet kushtetuese, të cilat janë parakusht për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe fillimin praktik të negociatave me Bashkimin Evropian. Opozita, nga ana tjetër, mbetet e qëndrimit se nuk pranon ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar. Qëndrimet janë të pandryshuara dhe nëse do të konfirmohet apo jo, publiku do ta marrë vesh në më pak se dy javë se kur do të fillojë seanca për përcaktimin e nevojës për ndryshime kushtetuese, e planifikuar për më 18 gusht.
Kryeministri Kovaçevski në intetistën për MIA-n dje deklaroi se nevojitet konsensus nacional, shoqëror për të arritur më në fund qëllimin strategjik që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së.Duke folur për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë pjesë e kornizës negociuese dhe kusht për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe fillimin praktik të negociatave me BE-në, për qëndrimin e opozitës se nuk pranon “ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar”, por edhe për trazirat politike në BDI dhe si do të ndikojë e gjithë kjo në këtë proces, Kovaçevski theksoi se deputetët aktualisht kanë punë shumë më të rëndësishme sesa, siç tha ai, bërja e fushatave zgjedhore dhe kalkuliumeve për një karrige ministrore, parlamentare ose të drejtorit.
“Deputetët tani kanë, do të thosha, detyrën më të rëndësishme, e cila është të sigurojnë të ardhme evropiane dhe perspektivë të vendit për qytetarët të cilëve ua kanë dhënë mandatin. Jo vetëm qeveria, jo vetëm opozita, por e gjithë shoqëria, duhet të angazhohet për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut. Na duhet një konsensus shoqëror nacional për të arritur më në fund qëllimin strategjik të Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e BE-së”, thekson Kovaçevski.