Faqja e njohur e boksit pas meçit të Krasniqit: Herën tjetër, thjesht mos ftoni boksierë të huaj

Lajme Sport

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi fitoi dje ndaj Nadjib Mohammedit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Krasniqi mori fitoren, pasi gjyqtari e ndërpreu meçin në raundin e parafundit, si pasojë e shumë shkeljeve të rregullave nga kundërshtari algjerian.Deri në momentin e përfundimit, Nadjib Mohammedi ishte mjaft mirë, por në fund fitorja i takoi boksierit shqiptar, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky meç ka sjellë shumë reagime në vendin tonë dhe jo vetëm.Faqja e njohur e boksit në ‘Twitter’, Permante ka kritikuar vendimin e gjyqtarit dhe meçet në përgjithësi.“Nadjib Mohammedi (45-10) kontrollon kryesisht meçin e peshave të lehta kundër Robin Krasniqit (53-7 në Prishtinë, Kosovë. Herën tjetër, thjesht mos ftoni luftëtarë të huaj nëse nuk keni ndërmend t’i trajtoni me drejtësi”, shkruhet në këtë faqe të boksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *