Një autobus me emigrantë në Meksikë ra në humnerë të thellë 40 metra, 18 të vdekur
Së paku 18 persona e humbën jetën, ndërsa 23 janë lënduar në një fatkeqësi autobusi në Meksikën perëndimore. Autobusi transportonte meksikanë dhe emigrantë në veri të vendit, kumtuan autoritetet.
