Lëvizja Demokratike filloi mbledhjen e nënshkrimeve për themelimin e partisë

Lajme Maqedoni

Lëvizja Demokratike në themelim e sipër, sot ka hapur procedurën për regjistrimin e subjektit më të ri politik, që drejtohet nga deputeti Izet Mexhiti.

Procedura për nënshkrimin e deklaratës për themelimin e partisë që tek shqiptarët përbën një ndryshim në skenën politike, është hapur nëpër zyre të noterëve në çdo qytetet, nga Likova deri në Prespë.

Me përfundimin e procedurës për mbledhjen e minimum 1000 nënshkrimeve, aq sa parashikon Ligji mbi Partitë Politike, vijon regjistrimi i saj, dhe promovimi solemn më datën 13 Gusht 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *