Shmigal: Lufta i kushton Ukrainës 54 miliardë dollarë në vit

Lajme Maqedoni

Mbështetja e forcave të armatosura të Ukrainës dhe kundërshtimi i Rusisë në luftën që filloi i kushton Ukrainës rreth 2 trilion hryvnia (54 miliardë dollarë) në vit, deklaroi kryeministri ukrainas Denis Shmigal në një takim me ambasadorët ukrainas, cituar nga agjencia Ukrinform.

“Në fakt, mbështetja për forcat e armatosura dhe lufta i kushtoi Ukrainës rreth 2 trilion hryvnia. Është më shumë se pjesa e të ardhurave të buxhetit në kohë paqeje”, tha Shmigal.

Sipas tij, në kohë paqeje, pjesa e të ardhurave të buxhetit të Ukrainës arriti në 1.3 trilion hryvnia (35 miliardë dollarë). Aktualisht, shteti mbijeton falë mbështetjes financiare nga partnerët, si dhe granteve dhe kredive.

“Kemi humbur rreth 30 për qind të ekonomisë dhe ndërmarrjeve tona. Kemi humbur 3.5 milionë vende pune. Në vitin e parë të luftës, ne humbëm 29.5 për qind të bruto prodhimit vendor (BPV). Bizneset janë përshtatur dhe vazhdojnë të përshtaten. Këtë vit presim një rritje qoftë edhe të vogël në krahasim me vitin e kaluar”, saktësoi kryeministri ukrainas.

Ai theksoi se është gjithashtu e mundur që të rriten rezervat e arit dhe valutës së Ukrainës në një maksimum historik.

“Për momentin, Banka Popullore ka 39 miliardë dollarë (rezerva devizore). Këtë vit kemi ulur nivelin e inflacionit në 12.8 për qind në vit. Ju e kuptoni se si është inflacioni në vendet tuaja, mund të krahasoni”, tha Shmigal duke iu drejtuar të pranishmëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *