Politikanët e vendit bëjnë gati valixhet për pushimet verore, Pendarovski niset i pari jashtë shtetit

Lajme Maqedoni

Politikanët e vendit filluan të bëjnë gati valixhet për pushimet verore, ndër të parët është kryetari I shtetit Stevo Pnedarovski, I cili nga nesër bashkë me familjen do të udhëtojë për në Itali.

Nga kabineti I presidentit , thonë se Pendarovski do të mungojë pesë ditë dhe do të jetë bashkë me familjen në udhëtim privat.

Nga kabineti nuk bëjnë të qartë vednin ku do të qëndrojë kryetari, Stevo Pendarovski.

Kryeministri, Dimitar Kovacevski, gjithashtu do të udhëtojë jashtë vendit me familjen, konfirmojnë nga qeveria. Ata nuk tregojnë se kurë dhe ku do të shkojë.

“Kryeministri, Kovacevski do të qëndrojë në pushimë të shkurtër bashkë me familjen jashtë shtetit”, janë përgjigjur shkurt nga qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *