Gjendet trupi i 29 vjeçarit që u zhduk në Liqenin Glazhnja para një jave

Lajme Maqedoni

Ekipet e shpëtimit të përbërë nga zhytës, kanë gjetur sot mbasdite trupin e pajetë të 29 vjeçarit që u zhduk në Liqenin Glazhnja në rajonin e Likovës. Për gjetjen e tij po kërkohet prej disa ditëve.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorisë për Shpëtim, Stojançe Angellov dhe Bekim Maksuti, sot ishin në terren tek liqeni artificial.

Në kërkim të djaloshit 29 vjeçarë që javën e kaluar u zhduk në liqenin artificial kanë marrë pjesë 6 zhytës nga formacioni “Tigrat”, 8 nga formacioni “Vollci”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *