Pendarovski me urim për Ilindenin: Të bashkohemi për të ardhmen e të rinjve dhe së bashku të ndërtojmë shtet evropian të Maqedonisë së Veriut, e jo shtet mërgmitarësh
Sot, në festën tonë më të ndritshme Ilinden i përkujtojmë gjeneratat të cilat luftuan për dy republikat tona – atë të Krushevës në vitin 1903 dhe atë të KAÇKM-së në vitin 1944. Të udhëhequr nga idetë progresive për liri politike dhe drejtësi sociale, të rinjtë ishin forca e vërtetë shttytëse e dy Ilindenëve. Të rinjtë të parët u ngritën në luftë kundër fashizmit dhe u bënë bërthama e ushtrisë nacional-çlirimtare. Vetë KAÇKM-ja, para së gjithash, ishte mbledhje e të rinjve. Ne sot kemi shtet të lirë të Maqedonisë së Veriut falë të rinjve nga gjenerata e Ilindenit dhe ajo antifashiste, thuhet në urimin e presidentit Stevo Pendarovski me rastin e Ilindenit.