Ukrainasit e marrë peng në luftë janë torturuar me goditje elektrike dhe dhunuar seksualisht në dhomat e torturave, zbulon një hetim i ri.
“The Sun” ka nxjerrë disa foto të papublikuara më parë, që zbulojnë ndërtesat e braktisura ku qindra ushtarë, mësues dhe mjekë ukrainas të kapur nga ushtria ruse, janë përballur me abuzime barbare.
Sipas provave, 50 për qind e ukrainasve që u mbajtën në birucat e Khersonit u përballën me dhunë fizike dhe kërcënime për përdhunim. Të paktën një viktimë u detyrua të shikonte një të burgosur tjetër duke u përdhunuar me një objekt të huaj të mbuluar me prezervativ, sipas hetimit të Global Rights Compliance.
Një ushtar rus urdhëroi dhunë seksuale në formën e goditjes me energji të gjenitaleve ndaj 17 viktimave në qendrat e paraburgimit Kherson. Dhjetëra viktima kanë treguar gjithashtu se si goditëshin me rrymë gjatë marrjes në pyetje. Në një foto duket karrigia elektrike e vendosur në një platformë prej druri, për të mbrojtur personin që merr në pyetje të burgosurin.