Arrihet marrëveshje për pagesën e pjesës së dytë të pagës, normalizohet Komunikacioni hekurudhor

Lajme Maqedoni

Komunikacioni hekurudhor në shtet do të normalizohet sonte në orën 20 pasi përfaqësuesit e personelit të makinistëve dhe të udhëheqësisë në HRMV Transport vonë pasdite arritën marrëveshje për pagesën e pjesës së dytë të pagës së qershorit dhe për fillimin e bisedimeve për ndryshime në aktin e sistematizimit, konfirmoi për MIA-n Toni Dimovski, përfaqësues i personelit të makinistëve.

Komunikacioni, që është ndërprerë prej orës 13 sot kur të punësuarit filluan bojkotin, sipas paralajmërimeve të Dimovskit, do të normalizohet me trenin për Manastir 645 në orën 20 e 5 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *