Prokuroria kërkon hetim, tifozët bullgar provokuan qytetarët e rastësishëm

Lajme Maqedoni

Prokuroria Publike Themelore – Shkup, ka urdhëruar identifikimin e personave që janë përfshirë në incidentin e djeshëm, ku është lënduar një tifoz I klubit bullgar Levski nga Sofja.

Sipas njohurive paraprake deri te incidenti ka ardhë pasi tifozi të Levskit me dy vetura me targa bullgare kanë lëvizur në afërsi të kompleksit tregtarë, “Caircanka”, ku janë përfshirë në konfrontim verbal me kalimtarë të rastit.

Tifozët bullgar kanë ndaluar veturat dhe kanë dalë jashtë prej ku konfrontimi verbal ka kaluar në përleshje fizike me qytetarë që dilnin nga objektet për rreth. Gjatë kthimit n29 vjecar me shtetësi bullgare është lënduar me një mjet të mprehtë në pjesën e abdomenit. Tek ai është konstatuar lëndim I rëndë dhe par intervenimit mjeksorë gjendja e tij është stabile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *